Zyrtari i LDK-së: E quan Haradinajn të paguximshëm

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: E quan Haradinajn të paguximshëm

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:31
Ramush Haradinaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj e ka quajtur kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn të paguximshëm.

Pas deklaratës së kryeministrit, Gecaj ka shkruar në Facebook  që t`i “lej fjalët Kryeministër e merre guximin për të udhëhequr procesin sipas obligimeve tuaja ligjore e kushtetuese, se “desh na pate qitë fare” për atë pozitë!”

Postimi plotë:

KRYEMINISTRI I (PA) GUXIMSHËM

“Për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike dhe kufijtë nuk lëvizin me fjalë", na paska porositur Kryeministri Haradinaj dje nga Vlora!

“Kufijtë nuk lëvizin me letra por me luftë”, i kisha thënë unë Haradinajt në vitin 2015, gjatë një bisede të rastësishme kokë-më-kokë në lidhje me kufirin me Malin e Zi. Por, atëherë ai fliste krejtësisht tjetër, e që u provua më vonë se e bëri ekskluzivisht për hir të ardhjes në pushtet, pasi që demarkacionin e aprovoi mu ashtu siç kishte qenë më heret! Lej fjalët Kryeministër e merre guximin për të udhëhequr procesin sipas obligimeve tuaja ligjore e kushtetuese, se “desh na pate qitë fare” për atë pozitë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat