Dekretimi i Leban si gjyqtar në Kushtetuese, Mushkolaj: Thaçi duhet të ndalet, të shkarkohet

Aktuale

Dekretimi i Leban si gjyqtar në Kushtetuese, Mushkolaj: Thaçi duhet të ndalet, të shkarkohet

Nga: G.B Më: 9 gusht 2018 Në ora: 13:55
Hashim Thaçi

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj dekretimit të Radomir Leban si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, i cili gjendet në listën e të kërkuarve nga INTERPOL.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mushkolaj ka thënë se Thaçi është i rrezikshëm dhe duhet të ndalet, duhet shkarkuar, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Hashim Thaçi e dekreton gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të dënuarin për kontrabandë dhe të kërkuar nga Interpoli. Ky njeri, që po keqpërdor postin e presidentit, është i rrezikshëm dhe duhet ndalë. Duhet shkarku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat