Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka publikuar një fotografi me kreun e Mitrovicës, Agim Bahtirin dhe atë të Skenderajt, Bekim Jasharin, transmeton gazeta “Bota sot”.
Xhaferi në shkrimin e tij, që ia ka bashkangjit fotografisë thotë se “me besa besë”, nuk do të ketë ndarje e as korigjim, por respektim të Kushtetutës.
Ai i ka dhënë përkrahje të plotë Agim Bahtirit për Mitrvicën, sic thotë ai për Kosovën unike.
“Me besa besë, as ndarje as korigjim, por respektim te Kushtetutës e sovranitetit. Përkrahje e plotë për Agimin për Mitrovicën e Kosovën unike”, shkruan Xhafer Tahiri në facebook.