Arrestohen shtatë aktivistë të Vetëvendosjes

Aktuale

Arrestohen shtatë aktivistë të Vetëvendosjes

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:17
Pamje nga arrestimi

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate ka njoftuar se mbrëmë janë arrestuar shtatë aktivistë të saj, të cilët ishin duke shkruar parulla për protestën kundër dhunës së grave në Gjakovë.

Përmes kësaj komunikate, përcjell “Bota sot”, Vetëvendosja ka thënë se policia në pamundësi për t’i parandaluar rastet e dhunës, ata po arrestojnë aktivistë për arsye të parullave.

Njoftimi i plotë i VV-së:

Arrestohen 7 aktivistë derisa shkruanin parulla kundër dhunës ndaj grave

Policia e Kosovës, e paaftë dhe e dështuar për t'i mbrojtur gratë nga dhuna dhe vrasjet ka arrestuar mbrëmë pas mesnate shtatë aktiviste e aktivistë deri sa po shkruanin parrulla në Gjakovë mbi vrasjen e grave. Parulla 'Gratë dhunohen, policia flen' është tregues për përkushtimin e institucioneve ndaj vetë qytetarëve të saj. Institucionet flejnë kur duhet të kryejnë punën e tyre dhe tregohen syçelë për t'i pengur aktivistet që kërkojnë drejtësi.

Aktivistët e arrestuar janë: Arlinda Gashi, Guxim Krasniqi, Uran Hasani, Kujtim Hasani, Ndriçim Berberi dhe Gerolld Nikoliqi.

Parullat janë shkruar edhe te Gjykata Themelore në Gjakovë dhe ne e mbajmë përgjegjës komplet sistemin e drejtësisë për këto vrasje. Shteti jo vetëm që nuk bën asgjë t'i parandalojë por as pasi ndodhë krimi veprojnë sipas drejtësisë. Ne nuk mund të presim e shohim se si emrat e grave rrisin listat e vrasjeve. Prandaj sot në Gjakovë protestojmë për drejtësinë, për jetën, kundër dhunës, kundër mizogjinsë, kundër diskriminimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat