“Nuk do të ketë asnjëherë normalizim Kosovë-Serbi”

Aktuale

“Nuk do të ketë asnjëherë normalizim Kosovë-Serbi”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 gusht 2018 Në ora: 15:32
Akademiku Hivzi Islami

Ndonëse Serbia nuk e ka lejuar akademikun Hivzi Islami që ta vizitojë Preshevën, megjithatë Kosova i ka dhënë leje Gjuriqit që ta vizitojë Kosovën ditë më parë.

Kurse  njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë se këto gjëra ishte dashtë kaherë të tejkalohen nga të dy palët.

Ai ka thënë për “ Bota sot”, se marrëveshja e parë që është dashtë të jetë me Serbinë është lejimi i vizitave reciproke por pa politikë dhe pa keqpërdorë lëvizjen e lirë, vetëm raportet kulturore e sportive dhe aktivitete jo politike.

Image
Blerim Burjani

“Kjo do të duhej të ishte e vetmja vizitë edhe vizitat e zyrtarëve politik të shteteve nuk do të duhej të shfrytëzohen për gjëra politike por thjesht në suaza të drejtave të njeriut dhe vizitave mbi gjendjen e pakicave si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Pasi kjo gjendje qysh është  tash është e qartë pasi kurrë s’do të ketë normalizim e as shenja të normalizimit nuk ka pasur asnjëherë. Mund të themi se ka pasur betejë politike dhe kush ka fituar gjithmonë Serbia, e cila nuk është ndalur kurrë për të punuar kundër sovranitetit të Kosovës. Kjo është lejuar nga BE-ja  dhe mendoj se ishte gabim në proces të normalizimit, pasi nuk ka kundër njëri- tjetrit, por ka hapa drejt një normalizimi të raporteve.Kur ndalen edhe njerëz të shkencës nga Serbia,atëherë kjo është shenja më e keqe e mundshme kundër kulturës, shkencës, dhe dijes në përgjithësi,” ka thënë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat