Grupi i pestë i vullnetarëve të Korpusit të Paqes fillojnë shërbimin 24 mujor në Kosovë

Aktuale

Grupi i pestë i vullnetarëve të Korpusit të Paqes fillojnë shërbimin 24 mujor në Kosovë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:50
Grupi i pestë i vullnetarëve të Korpusit të Paqes

Sot, me 10 gusht, grupi i pestë i Vullnetarëve të Korpusit të Paqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë përfunduan trajnimin e tyre 10 javësh para-shërbimit të mbajtur në komunitetet e Kamenicës, Koretinit, Topanicës dhe Roganës. Drejtoresha e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant prezantoi këtë grup të Vullnetarëve për tu Betuar Solemnisht. Pas Betimit Solemn, të administruar nga Ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës Greg Delawie, këta 36 Vullnetarë të arsimit në  gjuhën Angleze fillojnë tani shërbimin e tyre vullnetar dyvjeçar në Kosovë.

Si pjesë e trajnimit para shërbimit, këta Vullnetarë u trajnuan intensivisht 10 javë për aspekte kulturore, gjuhësore, dhe teknike. Vullnetarët gjithashtu u informuan rreth sistemit arsimor të Kosovës dhe morën pjesë në Praktikum për mësimdhënie ku janë përfshirë edhe arsimtarë vendorë të Gjuhës Angleze me përgatitje universitare. Çdo Vullnetar i Korpusit të Paqës jetoi me një familje mikëpritëse vendore për 10 javë për të përfituar më shumë njohuri për komunitetin dhe kulturën kosovare si dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre gjuhësore. Anëtarët e familjeve të tyre mikëpritëse ishin të pranishëm në ceremoninë e betimit, dhe ata kanë qarë dhe qeshur për momentet e mira që ata kanë kaluar së bashku, pasi kjo ishte edhe lamtumirë mes tyre sepse menjëherë pas ceremonisë Vullnetarët udhëtuan për vendet e tyre të shërbimit 24-mujor në gjithë Kosovën tek familjet e reja mikëpritëse, si dhe për detyra të reja në shkollat e tyre.

Me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Korpusi i Paqës sjell burra dhe gra të kualifikuar amerikanë për të ndihmuar Kosovën në përmbushjen e qëllimeve të arsimit fillor dhe të mesëm duke nxitur gjithashtu një mirëkuptim më të mirë mes njerëzve të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Në gusht të vitit 2014 Korpusi i Paqës i Kosovës betoi solemnisht grupin e parë të 25 Vullnetarëve të Korpusit të Paqes të Edukimit në Gjuhen Angleze, të cilët shërbyen në fshatra dhe qytete anembanë Kosovës. Deri tani 180 Vullnetarë të Koprpusit të Paqës kanë ardhur në Kosovë për të shërbyer. Edhe këta Vullnetarë të grupit të pestë do të jetojnë me familjet mikëpritëse vendore, do të punojnë krah për krah me mësuesit e Gjuhës Angleze në shkollat ??fillore dhe të mesme, dhe do të punojnë me komunitetet për të forcuar kapacitetet lokale, për të shkëmbyer kulturat dhe për të ndërtuar marrëdhënie që do të zgjasin përgjithmonë.

Në ceremoninë e betimit ishte edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, i cili mbajti një fjalë rasti  për grupin  e ri të Vullnetarëve. Përfaqësues të ministrive të ndryshme, drejtorët e shkollave, dhe partnerë tjerë të agjencive gjithashtu morën pjesë në këtë ngjarje. Korpusi i Paqës i falënderohet sinqerisht secilit përfaqësues që ndihmoi në këtë program të trajnimit dhe të cilët do të ndihmojnë në punën e Vullnetarëve gjatë dy viteve të tyre në Kosovë së bashku me miqtë e shumtë të Korpusit të Paqës, familjet mikëpritëse, stafin e trajnues  dhe  personelin e Korpusit të Paqës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat