Nishani kritikon Qeverinë Rama: Beogradi po kërkon territoret shqiptare në Kosovë, Tirana po hesht

Aktuale

Nishani kritikon Qeverinë Rama: Beogradi po kërkon territoret shqiptare në Kosovë, Tirana po hesht

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 10:29
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Foto: Bota Sot

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj heshtjes së Tiranës zyrtare, karrshi paralajmërimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe kërkesave të Beogradit për t’ia bashkangjitur Serbisë veriun e Kosovës.

Nishani, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë për heshtjen ndaj kërkesave të shtetit serb. Ai është thirrur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila thotë se Shqipëria mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

Postimi i plotë i Nishanit:

“A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për ti dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ?

Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë.

Neni 8

‘Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’”(sic.), ka shkruar Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat