Murati reagon ashper ndaj atyre që thonë se ndryshimi i kufijve nënkupton luftë

Aktuale

Murati reagon ashper ndaj atyre që thonë se ndryshimi i kufijve nënkupton luftë

Nga: N.H Më: 12 gusht 2018 Në ora: 20:52
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj atyre që pohojnë se ndryshimi i kufijve në Ballkan nënkupton luftë.

Sipas Muratit, me këtë ata po duan të tmerrojnë njerëzit e të krijojnë panik në opinionin publik se mund të kemi luftë dhe mund të destabilizojmë krejt Ballkanin.

Ai thotë se e vërteta është se nëse ndryshohen kufijtë, kjo mund të bëhet vetëm me marrëveshje dhe me bekimin ndërkombëtar.

Tutje, kreu i Lëvizjes për Bashkim, potencon se në këto rrethana, jo që do të ketë luftë, por do të vendosen themele serioze të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

Ja postimi i plotë i Muratit:

Këto ditë nuk po pushoj së çudituri nga pohime absurde se ndryshimi i kufijve nënkupton luftë. Kështu po duan të tmerrojnë njerëzit e të krijojnë panik në opinionin publik se mund të kemi luftë dhe mund të destabilizojmë krejt Ballkanin. E vërteta është se nëse ndryshohen kufijtë, kjo mund të bëhet vetëm me marrëveshje dhe me bekimin ndërkombëtar. Dhe në këto rrethana, jo që do të ketë luftë, por do të vendosen themele serioze të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Ata që po i fryjnë frikës së një lufte të re nëse preken kufijtë, janë kryesisht ata që kanë investuar apo vetë janë produkt i investimit të konceptit multi-etnik të Kosovës (me mbi 92% shqiptarë!!!), si rrjedhim ata që kanë qenë pjesë e projektit të Kosovës ahtisariane (me pavarësi nga jashtë por jofunksionale brenda) dhe të krijimit të “njeriut të ri” – kosovarit ahtisarian, por edhe të tjerë naivë e ekzibicionistë medial e politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat