Arifi: Draft-raporti i Asociacionit ende nuk është dorëzuar në Bruksel

Aktuale

Arifi: Draft-raporti i Asociacionit ende nuk është dorëzuar në Bruksel

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:10
Avni Arifi

Shefi i Grupit Negociator i Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi theksoi se si Qeveri e Kosovës ende nuk kanë pranuar draft raportin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka ka bërë të ditur se draft raporti i Asociacionit nuk është dorëzuar ende në Bruksel.

“Sa i përket Asociacionit, ekipi menaxherial ka qenë i obliguar që më 4 gusht që të përfundoj procesin e draftimit, në bazë të informacioneve që kemi ne ende nuk është dërguar drafti i statutit në Bruksel. Nuk kemi marrë asnjë informacion nga Brukseli se ku ka mbetur procesi i dorëzimit të draftit për Asociacion. Kemi marrë nga MAPL e cila vazhdimisht ka qenë në koordinim me ekipin menaxherial, raportet e tërë punës që kanë bërë deri më tash”, u shpreh Arifi.

Ai shtoi se në mesin e këtyre raporteve që kanë pranuar nga puna që është bërë, ka propozime të çmendura që sipas tij janë për keqardhje me mendua vetëm që mund të implementohen.

“Statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, përndryshe institucionet e Kosovës nuk e përkrahin. Më 18 qershor në Bruksel delegacioni i Kosovës të cilin unë e udhëheqë ka prezantuar para të gjitha vendeve anëtare të arriturat e Kosovës në implementimin e marrëveshjeve dhe dialogut, ka qenë konstatim i zyrës së BE dhe vendeve anëtare se Kosova ka arritur nivel të lartë të implementimit të marrëveshjeve”, tha Arifi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat