Zbulohet se i kujt është plani për ndarjen e Kosovës, këtë po e ndihmojnë edhe...

Aktuale

Zbulohet se i kujt është plani për ndarjen e Kosovës, këtë po e ndihmojnë edhe...

Nga: N. Sh Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:10
Hashim Thaçi

Analisti politik, Leon Duhanaj thotë se plani për ndarjen e Kosovës është plan i Serbisë, në mënyrë që ta mbajë Kosovën peng.

Sipas tij, Serbia e sheh shpëtimin e saj tek ndarja e Kosovës, por kjo nuk mundet me ndodhë pa bekimin e ndërkombëtarëve.

Ai thotë se, për të arritur këtë Serbia punën më të madhe po ë bëjnë shqiptarët, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja statusi i plotë i tij:

Plani për ndarjen e Kosovës, është plan serb.

Serbia, pasi që humbi Kosovën, kërkon që disi të rikthehet në akter vendimmarrës.

Që ta mbaj Kosovën peng, me struktura paralele, nuk ia del edhe gjatë kohë.

Serbet e Kosovës, me kohën do të vetëdiesohen dhe nuk do t'i hanë forët e nacionalizmit në vënd të bukës.

Ata do te integrohen në Kosovë ndërsa ata që janë të sëmurë nga nacionalizmi i tërbuar, do të ikin për në Serbi.

Duke u nisur nga ky fakt, Serbia të vetmin shpëtim e sheh tek ndarja.

Por, ndarja nuk mund të ndodhë pa bekim ndërkombëtarë.

Kosova shtet, është projekt ndërkombëtarë, nuk mund të ndahet.

E vetmja mënyrë të ndodhë kjo, është që Kodova të shpallët zyrtarisht shtet i dështuar.

Për fat të keq për ta arritur këtë qëllim perfid, antishqiptarë, punën me zellin me të madh po e bëjnë shqiptarët.

E keqja edhe me e madhe është se të gjithë ata që i kontribuojnë këtij plani, dikush me dije e dikush pa të, e bëjnë nën ombrellën e "patriotizmit".

Ata që nuk e duan Kosovën, s'mund ta duan as Shqipërinë e as shqiptarinë!

Armiku me i madh i shqiptarit, është vetë shqiptari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat