Thaçi mohon se është takuar me Bannon

Aktuale

Thaçi mohon se është takuar me Bannon

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:32
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një shkrim për politikën e së djathtës ekstreme në Shtetet e Bashkuara dhe shtrirjen e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, Eric Gordy nga University College London, pohon të jetë zhvilluar një takim ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-strategut të presidentit amerikan, Steve Bannon.

Mes tjerash, zoti Gordy shkruan për BalkanInsight se Bannon është takuar edhe me kryeministren e Republikës Serbe të Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Por, nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kanë thënë për Radio Evropa e Lirë se është lajm i rremë takimi Thaçi-Bannon.

“Jo, një takim i tillë asnjëherë nuk ka ndodhur”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Zyrës për Informim e Presidentit të Kosovës.

Në korrik të këtij viti, Bannon shpalosi planet e tij për të krijuar një institucion joqeveritar me seli në Bruksel, me emrin ‘Lëvizja’, e cila për synim do të ketë mbështetjen e grupeve populiste në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat