ISPE nuk ndalet, pretendon se ka fakte se MASHT dhe KSHC kanë shkelur ligjin

Aktuale

ISPE nuk ndalet, pretendon se ka fakte se MASHT dhe KSHC kanë shkelur ligjin

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 19:37
Avni Mazrreku

Kolegji ISPE vazhdon të këmbëngulë se ka të drejtë në akuzat që është duke ia drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Akredimit për mos akreditim të programeve të saj.

ISPE njofton se të enjten do të mbajë një konferencë për media ku do të publikohet letra që do t’i dërgohet  ENQA dhe EQAR (dy institucioneve të rëndësishme evropiane)  dhe do të jepet mundësi që i gjithë spektri institucional, komuniteti akademik dhe i medias në Kosovë të komentojnë apo reagojnë në lidhje me tekstin e letrës  dhe faktet e paraqitura në letër që kolegji ISPE do t’u dërgojë atyre.

“Po ashtu në javën tjetër do të organizohet konferenca tjetër për media  ku kolegji ISPE do të bëjë publike edhe kallëzimin penal që i ka bërë ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kryetarit të KSHC-së Gazmend Luboteni dhe zyrtarëve të tjerë të KSHC-së. Faktet lidhur për dëmin që ia ka shkaktuar këtij kolegji, duke shkelur çdo ligj në  fuqi, edhe kjo ka qenë premtim i bërë në konferencën e javës së kaluar”, thuhet në një komunikatë të kolegjit ISPE.

Sipas ISPE në këtë konferencë do të prezantohen edhe fakte  të reja të shkeljeve të rënda ligjore të ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në dëm të kolegjit ISPE dhe njëkohësisht duke u favorizuar një kolegj tjetër.  

“Në këtë konferencë njëjtë si në konferencën e kaluar ftojmë ministrin aktual të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi që të merr pjesë dhe po ashtu garantojmë se do t’i krijohet kohë dhe mundësi që të paraqesë pikëpamjet/faktet e tij  (nëse ka) në lidhje me të gjithë atë që do prezantohet në këtë konferencë.  Po ashtu ftojmë publikisht edhe kryetarin dhe gjithë anëtaret e KSHC-së që të marrin pjesë në këtë konferencë dhe njëjtë edhe atyre do tu krijohet kohë dhe mundësi të paraqesin pikëpamjet/faktet e tyre.  Po ashtu ftojmë edhe U.D drejtorit  Shyhrete Reqica (të shkarkuar disa minuta para fillimit të mbledhjes së KSHC-së nga Ministri aktual z. Bytyqi)  dhe njëjtë do të veprohet edhe me te si me te lartpërmendurit”, thuhet në komunikatë.

“Konferenca të tilla ku do të prezantohen fakte  të shkeljeve të rënda ligjore  nga ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së (KSHC) për të vetmin qëllim ruajtjen dhe avancimin e interesave të një strukture oligarkike tanimë mirë të konsoliduar në sektorin e arsimit përmes një ndërmarrje kriminale të zbatuar nga ministri aktual z Shyqyri Bytyqi dhe Bordi i AKA-së do të vazhdojnë deri në vendosjen definitive të drejtësisë dhe vënien e ministrit aktual të MASHT dhe një pjese përgjegjëse të Bordit të AKA-së para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Kolegjit ISPE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat