Deklarata e Merkelit nuk ia ndryshon Hazirit mendjen për Luginën

Aktuale

Deklarata e Merkelit nuk ia ndryshon Hazirit mendjen për Luginën

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 20:37
Lutfi Haziri

Partia nuk po ia ndërron mendjen. Shenj nuk po ia lë as qëndrimi i gruas më të fuqishme në botë Angela Merkel. Lutfi Haziri po insiston që Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës.

“Parimisht deklaratat i ka pas për Ballkanin Perëndimor dhe jo për Kosovën. Specifikisht i atribuohet ish-Jugosllavisë dhe ato parime që ajo i konfirmon, nëse lexohen drejtë, ka të bëjë me mos ndryshim të kufijve se kufijtë janë problem”, tha Haziri.

Sipas tij, Merkel iu referua parimeve të badinterit ku nuk hyn fare territori i Kosovës.

Bile Haziri po beson se bashkimi me paqe i Luginës do të pranohej nga të gjithë.

“Jam ithtar i rregullimit të raporteve me dialog dhe çdo marrëveshje paqësore që prodhohet nuk mund të kundërshtohet nga askush. Besoj se Kancelarja e para ka me përshëndet”, tha kryetari i Gjilanit.

E kundërta sipas Hazirit mund të çojë në konflikt.

“Është e padrejtë që 130 mijë shqiptarë në tre komuna mi lanë në Serbi vetëm për klishe ose vetëm për parime të dikujt”, tha ai.

Një ditë më parë kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel u deklarua se kufijt në shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat