Krasniqi: Korrigjimi i kufirit, i pamundur

Aktuale

Krasniqi: Korrigjimi i kufirit, i pamundur

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 08:28
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, historiani Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndodhë.

Ai ka thënë se aktualisht një gjë e tillë është e pamundur.

Në një intervistë dhënë për media, Krasniqi ka bërë me dije se idetë për korrigjim të kufirit veçse kanë filluar t’i prodhojnë pasojat.

Ai ka theksuar se deklarimet e fundit për çështjen e kufijve janë duke e rrezikuar shumë të ardhmen e shtetit dhe të kombit.

Krasniqi ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mund të bëhet vetëm kur dialogu zhvillohet mes vendeve që e njohin njëri-tjetrin. Ai ka bërë me dije se së pari do të duhet të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, njohja në kufijtë ekzistues, pastaj në rrethana krejt të tjera mund të bisedohet për çështje të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat