Hoti reagon pas deklaratës së Merkel për kufijtë

Aktuale

Hoti reagon pas deklaratës së Merkel për kufijtë

Nga: N.H Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:33
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar pas deklaratës së Merkel për mosprekjen e kufijve. Hoti ka thënë se e mirëpret deklaratën e saj dhe se pret që pas këtij deklarimi të ndalen personat në Kosova e Serbi që të promovojnë këtë ide.

Ai thotë se e ka mirëpritur deklarimin e qartë të Kancelares Merkel kundër ndryshimit të kufijve.

Tutje Hoti thekson se pret që pas këtij deklarimi, si dhe të deklarimeve të disa qeverive të tjera, të ndalen personat në Kosovë e Serbi që po promovojnë këtë ide, të cilat padyshim se po e bëjnë në mënyrë të koordinuar.

Ja postimi i plotë i Hotit:

E kam mirepritur deklarimin e qarte te Kancelares Merkel kunder ndryshimit te kufinjve. Pres qe pas ketij deklarimi, si dhe te deklarimeve te disa qeverive te tjera, te ndalen personat ne Kosove e Serbi qe po promovojne kete ide, te cilat padyshim se po e bejne ne menyre te koordinuar.

Ne dhjete vjetorin e pavaresise se Kosoves, kjo ide e ka nxjerre ne pah pasigurine politike te krejt Ballkanit Perendimor. Kjo padyshim se do te shtyeje proceset euro integruese te rajonit, por do te ndikoje edhe ne perkeqesimin e gjendjes ekonomike dhe sociale, duke e renduar jeten e qytetareve.

E mira eshte se ne Kosove tanime eshte krijuar masa kritike e spektrit politik per te mos lejuar eksperimente te tilla qe po behen per hesape personale.

Megjithate, ajo qe tanime ka ndodhur eshte dergimi i sinjaleve te paqarta tek miqte tane dhe tek shtetet qe ende nuk na kane njohur lidhur me ate se cfare duan qytetaret e Kosoves. Kjo e ka futur ne qorrsokak diplomacine tone dhe ate te vendeve mike, qe ka rezultuar me stopim te plote te integrimit te Kosoves ne mekanizma nderkomebtare ku ka qene e mundshme, si dhe ka stopuar plotesisht njohjet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat