"Thaçi është antiamerikan, e shkollë e Stalinit"

Aktuale

"Thaçi është antiamerikan, e shkollë e Stalinit"

Nga: N.H Më: 15 gusht 2018 Në ora: 12:42
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook thotë se presidenti Hashim Thaçi është antiamerikan, antigjerman dhe antibritanez.

“Thaçi është antiamerikan, antigjerman dhe antibritanez”, ka shkruar Abazi.

Tutje, ai thotë se kreu i vendit është shkolla e Stalinit dhe përfaqësues i demokracisë liberale.

Krejt në fund, njohësi i çështjeve politike i bën thirrje Thaçit që të heqë dorë nga ideja për shkëmbim territoresh.

“Thaçi është shkolla e Stalinit dhe përfaqësues i demokracisë liberale në Kosovë. Thaçi është ne klubin e minidiktatorëve që nuk i pranon askush. Larg duart nga kufijtë, larg duart nga loja me Luginën, larg duart nga Kushtetuta, larg duart nga miqtë e vendit tone”, shkruan në fund Haki Abazi. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat