Thaçi dënon kërcënimet ndaj prokurorit Blakaj

Aktuale

Thaçi dënon kërcënimet ndaj prokurorit Blakaj

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 15:48
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar kërcënimet ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale Elez Blakaj.

Blakaj ka dhënë dorëheqje pasi ka thënë se është kërcënuar nga persona të ndryshëm për shkak të hetimeve që ka bërë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Dënoj ashpër kërcënimet ndaj Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Elez Blakaj, në ushtrimin e funksionit të tij. Sundimi i së drejtës është themeli i një shteti dhe shoqërie demokratike dhe një ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë. I mbështes fuqishëm institucionet tona të drejtësisë në punën e tyre të palodhshme për forcimin e sistemit të drejtësisë që është funksional, transparent, llogaridhënës dhe që gëzon besim të plotë nga të gjithë qytetarët e vendit. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat