Ish pjesëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut zbulon kërcënuesit e prokurorit Elezaj, përmend Thaçin, Haradinajn dhe Remin!

Aktuale

Ish pjesëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut zbulon kërcënuesit e prokurorit Elezaj, përmend Thaçin, Haradinajn dhe Remin!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 15 gusht 2018 Në ora: 20:04
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe komandant Remi

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas kërcënimeve dhe shatazheve të bëra ndaj ti.

Prokurori Blakaj ishte njëri prëj prokurorëve të pakt që kishte filluar hetimin e zyrtarëve të lartë, aferës Pronto dhe listave të fryera për veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai kishte një listë me persona të akuzuar për keqpërdorimet e bëra me statusin e veteranit. List kjo me emra të fuqishëm si në politikë ashtu edhe jasht sajë.

Listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari.

Image
Naim Miftari

Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së, Policisë së Kosovës dhe pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se Kosova nuk ka prokurorë të pavarur e as kryeprokuror por ka servila, politikanë pakurrizor dhe të korruptuar e frikacaka.

“Po të kishin drejtësi në shtet dhe prokurori, prokurori Blakaj që ka dhënë dorëheqje ishte dashur të arrestohet ose të arrestohet ata që e kanë kërcënuar e çka nuk besoj që janë veteranët e UÇK-së, pasi veteranët e vërtet s’kanë çka i fshehin asgjë drejtësisë, por ndoshta kërcënues janë ata veteranët e rrejshëm të Hashim Thaçit apo të Ramush Haradinajt, ose komandant Remit që i bënë 44 mijë veteranë pa qenë kurrë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se nuk është në pyetje çështja e veteranëve, por PRONTO e cila i ka “kukulla” shumicën e prokurorëve dhe kryeprokurorëve.

“Shteti dhe rëndësia e shtetit është në duar të mafies politike dhe se prokurorët që pranohen vinë me direktiva made in “Adem Grabovci dhe Company”. Do të thotë urdhërat prokurorëve iu vinë nga lartë për ata të cilët duhet me u hetu apo jo. Prandaj edhe ikun nga përgjegjësia nga dështimi i orkestrua politik i drejtësisë ku në këtë teatër PDK-ja e ka fjalën dhe rolin kryesor e ndihmuar nga AAK-ja e kryeministrit Haradinaj dhe LDK-së. Andaj kjo tregon se nuk kemi shtet ligjor, as shtet funksional, por një shtet i tipit mafioz dhe diktatorial”, thekson Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat