Deda thotë se rasti Blakaj tregon gjendjen reale të Kosovës

Aktuale

Deda thotë se rasti Blakaj tregon gjendjen reale të Kosovës

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 21:08
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se rasti i dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj tregon se Kosova është jo funksionale dhe me drejtësi të dështuar.

Sipas tij, Policia do të duhej të bënte arrestimin e kërcënuesve të Blakajt në mënyrë që të tregonte se shteti është më i fortë se çfarëdo kërcënuesi.

Reagimi pa ndërhyrje:

Policia e Kosovës do të duhej t’i arrestonte kërcënuesit ndaj prokurorit special Elez Blakaj, dhe të tregoj që shteti është më i fortë se çfarëdo kërcënuesi, ndërsa Elez Blakaj ta kryente punën e tij. Dorëzimi kaq i lehtë para banditërisë kërcënuese tregon më së miri gjendjen reale të Kosovës, plotësisht jonfuksionale me “drejtësi” të dështuar.

Qe gati dy dekada jetojmë të lirë me institucionet tona, që të gjithë i lanë të jenë të tilla çfarë janë. Për këtë nuk na ka faj askush tjetër jashta nesh. Nuk ka krim më të rëndë se sa dorëzimi para krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat