Mërgimtari nga Gjilani vazhdon të mbahet në Serbi

Aktuale

Mërgimtari nga Gjilani vazhdon të mbahet në Serbi

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 08:05
Mërgimtari Ibrahim Matoshi është arrestuar të hënën nga Policia serbe porsa ka kaluar pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Mërgimtari nga Gjilani, Ibrahim Matoshi, i cili po kthehej në Gjermani, shtetas i të cilës është, vazhdon të mbahet nga autoritetet serbe, të cilat e arrestuan të hënën porsa kishte hyrë në territorin e Serbisë përmes pikës kufitare të Dheut të Bardhë.

Vëllai i tij, Musli Matoshi, ka thënë se familjari i tyre sipas mbrojtësit të tij vazhdon të mbahet në ndalim, “deri në vendimin final”.

“Me sa kuptuam lenda tanime ka kaluar ne shqyrtim ne shkalle tjeter per shqyrtim ne gjykaten speciale…!”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, Musli Matoshi.

Ai ka shfaqur shpresën se lënda e vëllait të tij të trajtohet sa më shpejt dhe të vërtetohet pafajësia e tij.

Mërgimtari Ibrahim Matoshi është arrestuar të hënën nga Policia serbe porsa ka kaluar pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas familjarëve të tij, Ibrahimi po kthehej në Gjermani, duke ndjekur të njëjtën rrugë përmes të cilës kishte ardhur.

Familjarët thanë se nuk i dinin arsyet e arrestimit të Ibrahim Matoshit.

Pas arrestimit të Matoshit ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e cila ka kërkuar nga Beogradi të ndalë politikat e Millosheviqit.

Sipas MPJ-së, Ibrahim Matoshi është arrestuar për shkak të një lënde të vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat