Shqipëria dhe Kosova me fushatë të përbashkët “Blej Shqip”

Aktuale

Shqipëria dhe Kosova me fushatë të përbashkët “Blej Shqip”

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 13:51
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi sot në Prishtinë është takuar me kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka.

Ky takim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Rukiqi Duke kërkuar bashkëpunim  ekonomik edhe më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë Rukiqi  tha se dy Odat ajo e Kosovës dhe Shqipërisë do të kenë një kampanjë afatgjatë për ‘Blej shqip’. 

Ndërsa Nikolin Jaka ka thënë se me Rukiqin kanë  diskutuar për problematikat të cilat janë të shumta  por jo të pa zgjidhshme. 

Sipas tij integrimi ekonomik rajonal është prioritet.  Jaka tha se shumë shpejt do të ketë edhe një  platformë të përbashkët për zgjidhjen e procedurave  me të cilat hasin bizneset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat