Apel për Thaçin: Mos e zhbëni Kosovën sepse në themelet e saj është gjaku dhe sakrifica e dhjetra-mijë dëshmorëve dhe martirëve

Aktuale

Apel për Thaçin: Mos e zhbëni Kosovën sepse në themelet e saj është gjaku dhe sakrifica e dhjetra-mijë dëshmorëve dhe martirëve

Nga: N.A Më: 16 gusht 2018 Në ora: 14:06
Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se ka vizituar ambasadën e Repubikës së Kosovës në Burksel, ku edhe është takuar me sekretar të kësaj ambasade.

Bytyçi ka shkruar se ndihet krenar kur i sheh këta që punojnë vazhdimisht,por zhgënjehet nga liderishipi i Kosovës, të cilët mundohet  për ta çmontuar vendin e tyre.

Tuje profesori ndërkombëtar ka bërë edhe apel që Kosova të mos ndahet ngase në themele të saj është shpirti dhe trashëgimia.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel me datën 8 gusht 2013. Ishte kënaqësi dhe krenari të merrja pjesë në pritjen që kjo ambasadë organizoi për studiues dhe aktivistë të shoqërisë civile austriake.
Sekretari i Parë i Ambasadës, Fitor Murati dhe Atasheu Ushtarak, Ahmet Ajeti, paraqitën me shumë kompetencë profesionale dhe diplomatike objektivat e kësa ambasade për integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe NATO.
Mbushesh me frymë kur ndesh me djem kaq të përgatitur dhe të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por zhgënjehesh nga lidershipi Kosove-Ndarës i Prishtinës! Atë që Kosova dhe këta djem e kanë ndërtuar dhe luftojnë çdo ditë ta forcojnë, dikush, diku, në krye të piramidës antishqiptare punon për ta çmontuar! 
Një apel për Kosovënadrësit: "Mos luani më mundin, djersën e gjakun e shqiptarëve idealistë e të devotshëm për identitetin, integritetin dhe ardhmërinë e shtetit të Kosovës! Mos e zhbëni Kosovën, sepse në themelet e saj është shpirti, trashëgimia, pasuria kulturore dhe territoriale, gjaku dhe sakrifica e dhjetra-mijë dëshmorëve dhe martirëve"!

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat