Verë spanjolle e ‘Red Bull’ në darkën e Edita Tahirit

Aktuale

Verë spanjolle e ‘Red Bull’ në darkën e Edita Tahirit

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:39
Edita Tahiri

265 euro ka kushtuar një darkë e ish-zëvendëskryeministres, Edita Tahiri. Përveç ushqimeve, në faturën e darkës figurojnë verë spanjolle dhe ‘Red Bull’.

Në këtë darkë janë konsumuar edhe dy vera “Rioja Crianza’, e cila kushton 30 euro për copë. Veç sallatave të ndryshme si: shope, greke e të përzier, biftekut të viçit, kafe e desert, në faturën e kësaj darke ka edhe ‘Red Bull’.

Por, në këtë faturë janë edhe tri lloje uji që janë konsumuar: ‘Rugove’, ‘San Pelegrino’ dhe ‘Panna’. 

Në faturë ka edhe produkte si ‘kuzhina 12’, që kushton 12 euro, por nuk dihet se cili produkt është emëruar me këtë emër.

Gjithë fatura e datës 31 maj 2012, e lëshuar në orën 22:39 i ka kushtuar arkës së shtetit 265 euro, raporton kallxo.

Gjithsesi, restoranti “Rron” në Prishtinë ka faturuar 265 euro këtë drekë zyrtare, e cila është në emër të Edita Tahirit, po që nuk ka detaje se për kënd është shtruar ose kush kanë qenë mysafirët e ish-zëvendëskryeministres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat