Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, kishte menduar gënjeshtrën se si të arsyetohet për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së. Madje, ai këshillonte edhe anëtarët e tjerë të komisionit se si të gënjenin.
Prokurori Elez Blakaj në punën e tij të fundit si prokuror nga ngritur aktakuzë ndaj Çekut dhe 11 anëtarëve të tjerë të komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Ata po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në njërin nga procesverbalet e këtij komisioni sipas aktakuzës së publikuar nga mediat, Çeku e kishte hallin më të madh se si t’i arsyetonte listën e fryrë në Dukagjin dhe sipas tij një gjë e tillë do të mund të vërehej.
Por, ai për këtë e kishte menduar një arsyetim të “rremë” duke këshillar edhe anëtarët e tjerë të komisionit.
“Nëse na bëhet pyetja se ku i ka pasur zona e Dukagjinit 15 mijë ushtarë, ne si komision u themi se UÇK-ja nuk i ka pasur të gjithë këta ushtarë të rreshtuar në një ditë, por 45 mijë ushtarë kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe se fluksi më i madh i hyrje-daljeve ka qenë në zonën e Dukagjinit dhe atë të Pashtrikut në kufi me Shqipërinë”, thuhet në aktakuzën.
Çeku aktualisht është zv/ministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë, ndërsa në të kaluarën kishte qenë edhe kryeministër i Kosovës.
Sipas prokurorit Blakaj, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”.
Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë; Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.