Valon Murati: Nëse kufijtë preken me marrëveshje janë në funksion të paqes

Aktuale

Valon Murati: Nëse kufijtë preken me marrëveshje janë në funksion të paqes

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 18:48
Valon Murati

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, e ka vlerësuar si mjaft të rrezikshme mundësinë e krijimit të një asociacioni të komunave me shumicë serbe që ka autonomi politike e territoriale.

“Kam frikën se mos kjo zhurmë po bëhet që nëpër derën e vogël të na kalojë një asociacion i komunave me shumicë serbe me autonomi politiko-territoriale për serbët këtu. Ky do të ishte varianti më i keq. Një asociacion i tillë i kombinuar me privilegjet juridike që serbët i kanë në kushtetute, e ata me kushtetutë po na bllokojnë çdo ditë, do të ishte e rrezikshme”.

Në lidhje me qëndrimet e presidentit Hashim Thaçi sa i përket dialogut, Murati ka thënë se ka paqartësi terminologjike, ndonëse ekziston edhe ana pozitive ngaqë “është shtruar fuqishëm çështja e Kosovës në botë.

Kreu i LB-së gjithashtu ka deklaruar se zbatimi i parimit të njëjtë, të reciprocitetit, sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja më e mirë.

Ai shtoi se ridefinimi i kufijve mund të jetë në funksion të paqes në Ballkan.

“Nëse kufijtë preken me marrëveshje janë në funksion të paqes. Një marrëveshje paqësore e shtron rrugën që nesër Serbia dhe Kosova të kenë raporte normale” është shprehur Murati

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat