Shpend Ahmeti reagon për veteranët e rrejshëm

Aktuale

Shpend Ahmeti reagon për veteranët e rrejshëm

Nga: D.RR Më: 17 gusht 2018 Në ora: 19:02
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj që u dorëhoq këtë javë.

Ai thotë se mashtrimi dhe hajnia duket se janë shumë më të thella.

“19,000 veteranë janë të rrejshëm, thotë draft aktakuza1 E vetëm 12 persona i kanë shti 19,000 veteranë të rrejshëm. E pamundur! Më shumë se 1,500 për person. Si duket mashtrimi dhe hajnia janë shumë më të thella!  Pa i zbulu këto mashtrime, shtet serioz nuk do të bëhemi”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, përcjell "Bota sot". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat