Ambasadori i ardhshëm i SHBA-së, Philip Kosnett ka thënë sot se Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Isa Xhemajlaj thotë se kjo deklaratë nuk lejon kërcënimet nga Serbia apo kushdo tjetër.
“Ky është fillimisht mesazh i mirë dhe shumë pozitiv për Kosovën dhe njiherit sinjal për Serbinë se SHBA është e interesuar për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës dhe nuk lejon kërcënimet eventuale nga Serbia apo kushdoqoftë tjetër”, thotë Xhemajlaj për “Bota sot”.