Ish-ushtari i UÇK-së: Agim Çeku nuk është veteran, ja kush e solli pas luftës në Kosovë? Demaliaj po trillon!

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së: Agim Çeku nuk është veteran, ja kush e solli pas luftës në Kosovë? Demaliaj po trillon!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 17 gusht 2018 Në ora: 20:48
Agim Çeku

Debati për skandalin me listat e veteranëve ka marrë përmasa të mëdha në opinion.

Manipulimi ka shkuar aq largë saqë janë shtuar mbi 19 mijë veteranë, të cilët i kushtojnë shtetit të Kosovës 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit.

Ish- eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, kur u hapë konkursi, ai u hapë me mashtrime.

Sipas tij, ky ishte konkurs politik, pasi Agim Çeku nuk është veteran i luftës së UÇK-së.

Image
Naim Miftari

“Agim Çeku i cili vet nuk është veteran i luftës së UÇK-së, ka ardhë si komandant kur u kry lufta. Atë e ka sjellë Xhavit Haliti dhe Bedri Selmani. Çeku kur u hap konkursi tha se kanë të drejtë me konkuru gjithkush që i ka kontribu luftës edhe ujë nëse iu ka jap mepi ushtarëve të UÇK-së. Kjo në fillim ka pas deformime të qëllimshme, pas u dasht me thanë se duhet me konkuru vetëm ushtarët e armatosur që kanë luftuar me armë në luftë, por as inkasantët e fondit “Vendlindja Thërret” nuk u dasht me konkuru bashk me luftëtarë, pasi që, nuk është njëjtë sikur ai që ka mbledh pare në Zvicer e Gjermani dhe i kanë bërë mijëra keqpërdorime me ata luftëtar që kanë luftuar dhe kanë qëndruar në borë e shi me armë në duar dhe në çdo sekondë ju është rrezikuar jeta dhe shëndeti’, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se nuk është njëjtë sikur ai që ka jep "2 kg fasul, apo patate, si ai që e ka sjell një kamion me armë në Kosovë".

“16.400 ushtarë ishin në Kosovë, kurse me logjistikën në Shqipëri kanë qenë rreth 19.00 ushtarë dhe nuk ka pas rëndësi se cilës parti i takojnë ata ushtarë, dëshmorë dhe veteranë janë ari dhe shkëlqimi i popullit tonë”, shprehet Miftari.

Sa i përket asaj që ka thënë deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj se ka pas një brigadë me emrin “Hasan Prishtina” për të cilën në aktakuzën nga prokurori Blakaj thuhet se është shpikë në vitin 2016, për komandant ka pasur Gani Gecin, Miftari thotë se ky është një trillim politik.

“Rritja e numrit të veteranëve është politike dhe mafioze, ndërsa përmendja e një brigade “Hasan Prishtina”, është trillim politik për me bë më shumë huti publike. Sa i përket etiketimit të Gani Gecit, këto janë përralla, s’kanë vlerë fare pasi së pari Ganiu nuk ka qenë në Komision as nuk ka qenë komandant i Zonës por as zyrtar për verifikimin e veteranëve të luftës”, thekson ai.

Ai thekson se duhet të merret shembull Zona e Shalës, dhe komandanti Rrhaman Rama.

“Në këtë Zonë, pothuasje as 10 ushtarë nuk janë shtuar apo hequr nga lista e luftëtarëve real të luftës në zonën e Shalës. Këto lista nuk kanë me mujtë me u pastru kurrë, pasi s’kem as shtet e as prokuror, por as drejtësi se ishim mbet pa qeveri dhe pa kryetar shteti menjëherë, ndërsa shumë parlamentar do ishin shkua në burg, pra ishim mbetur edhe pa Organizatën e Veteranëve të Luftës”, përfundon Naim Miftari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat