Brigada e hajnave dhe frikacakëve

Aktuale

Brigada e hajnave dhe frikacakëve

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 17 gusht 2018 Në ora: 21:46
Ilustrim

Një brigadë e luftës së fundit në Kosovë, u themelua në vitin 2016 në Kosovën e pavarur dhe sovrane, 16 vjet pas përfundimit të luftës. Krejt kjo u bë për nevoja të arsyetimit të luftës së disa veteranëve të UÇK-së që nuk luftuan kurrë.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Elez Blakaj, në transkriptimet e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së në zonën operative të Drenicës kishte dalë edhe një brigadë.

Pas kësaj, ishte deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demalijaj, i cili tha se kjo brigadë fantome “Hasan Prishtina”, kishte komandat Gani Gecin, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo, në një prononcim për “Bota sot”, Gani Geci e demantoi deputetin e AAK-së, duke publikuar edhe dëshmitë se ishte në radhët e komandantit Adem Jashari dhe të askujt tjetër.

Këto manipulime me lista të veteranëve, shfaqin vetëm shtetin e kapur nga disa ish komandantë të cilët po heshtin në këto zhvillime, e me heshtjen e tyre ata po e pohojnë që kanë gisht në këto manipulime.

Nëse ishin aq shumë pjesëtarë të UÇK-së, atëherë ku ishin ata kur u bënë maskarat e mëdha gjatë luftës në Kosovë? Mundësia e dezertimit të atyre veteranëve, nuk është për t’u hedhur poshtë, mirëpo, as nuk mund të jenë në lista të veteranëve po ata ushtarë të dezertuar.

 Sipas disa të dhënave, numri i ushtarëve që ishin pjesë e luftës guerile në Kosovë, ishte rreth 15.000, e më pas, 10.000 ushtarë të tjerë u bashkuan në vitin 1999 për tu bërë të gjithë së bashku në një UÇK.

Me mbi 19.000 veteranë të shtuar nëpër lista, të cilët nuk ishin asnjëherë UÇK, po i kushtojnë shtetit të kapur të Kosovës, rreth 40 milion euro në vit me pensionet që i marrin.

Zbardhja sa më e shpejtë e këtyre kriminelëve që manipuluan me këto lista, më shumë do të ishte e rëndësishme për ata ushtarë të cilët më të vërtetë ishin në UÇK duke luftuar për idealin e lirisë së Kosovës.

Paralelizmi i të vërtetëve me ata fallco, është e tmerrshme për shtetin e Kosovës, e sidomos për UÇK-në./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat