“Ramush emëroje Elez Blakajn kryeprokuror shteti, mos i’u tut Thaçit”

Aktuale

“Ramush emëroje Elez Blakajn kryeprokuror shteti, mos i’u tut Thaçit”

Nga: A.ZH Më: 18 gusht 2018 Në ora: 07:36
Elez Blakaj

Opinionisti Binak Maxharraj, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, që të emëroj në pozitën e kryeprokurorit të shtetit, prokurorin e dorëhequr së fundmi Elez Blakaj.

Profesor dkctor Maxharraj, në një postim në Facebook, ka thënë se prokurori Blakaj, nuk lejoi që të binte në rrjetën e merimangës kapëse të shtetit, përcjell Bota sot.

Sipas Maxharrajt, Haradinaj duhet ta bëjë këtë për të treguar se nuk i frikësohet presidentit Hashim Thaçi.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Kryeministrit Haradinaj,

Emëroje Elez Blakajn për kryeprokuror te shtetit!

Nëse vërtetë nuk je nën hijën e Hashim Thaçit. Nëse vërtet ia donë të mirën këtij shteti,  

Nëse vërtetë dëshiron që më në fund të qitet në dritë dhe në rrugë të mbarë krejt sistemi i prokurorisë dhe gjyqësisë,

Nëse vërtetë dëshiron rëndë juridik në këtë vend, 

Nëse vërtëtë dëshiron që të luftohet hajnia dhe korrupsioni në vend,atehëre e keni shansin qe tani ta merrni një vendim që pahamendje, ta emërimi:

Elez Blakaj për kryeprokuror shtetëror

Sepse ky njëri tregoi më së miri si luftohet korrupcion në Kosovë,si goditet klanet mafioze, kësaj radhë vetëm më veteranët.

Kryeministër ky njeri nuk lejoi që të bie në rrjetin merimangës të kapëse të shtetit. 

Kryeministër ky lufton dhe punon  për të ndërtu shtetin e vetë, ky njëri nuk lufton për pushtet por për shtetin e vetë. Ky njëri nuk është i SHANTAZHUAR  dhe nuk mundë të shantazhohet, sepse i ka kryer shkollarë në Amerikë, atje ku ligji është më i fortë së politika. 

Pra, vepro kryeministër emërojë këtë njëri për Kryeprokuror shteti nëse je i pavarur dhe nuk i tutesh Thaçit. Po psi t'i tutesh Kryeministër. T'i je më gradë gjeneral luftë,kurse Hashim Thaçi nuk mori pjesë në luftë. Ai luftën më të madhe e bëri në Shtabin e Rognërit, në Shtabin ku bëheshin dallaveret e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat