Zbulimi tronditës! “Paritë politike janë marrë vesh për fryerjen e listave të veteranëve”

Aktuale

Zbulimi tronditës! “Paritë politike janë marrë vesh për fryerjen e listave të veteranëve”

Nga: Nehat Shaqiri Më: 18 gusht 2018 Në ora: 22:28
UÇK-ja

Analisti politik Ali Hertica thotë komandantët duhet me dhënë përgjegjësi për numrin e madh të listave të veteranëve, ku u shtuan mbi 19 mijë veteranë të cilët i kushtojnë buxhetit të Kosovës afër 40 milionë euro në vit.

Ai thotë se, mashtrimi dhe turpi nuk kanë të ndalur në të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës.

Image
Ali Hertica

“Mashtrimi dhe turpi nuk kanë të ndalur në të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës ku pa fije turpi liderët politik dhe ata institucional tregohen aq naiv dhe pa ndërgjegje personale, kombëtare e shtetërore ku në këtë pjesë është si një komand z. Agim Çeku, i cili ka qenë ministër, kryeministër, ish shef i shtabit të UÇK-së dhe që ka pasur funksione tjera, e ka dorëzuar një listë të tillë dhe aq të fryer është një turp i papresedent”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, tani duhet të japin përgjegjësi lidhore të gjithë komandantët për të gjitha këto skandale të cilat janë qoroditëse dhe neveritëse për sovranin.

“Nuk do ishte e mjaftueshme dorëheqja por llogaridhënia për gjykatës apo vet shtabit të tyre, nga ata u rreshtuan në këtë drejtim për t’i humbur imazhin dhe vlerën e UÇK-së nga një grup matrapazësh për interesa të tyre. Një huti e shkaktuar nga këta persona tëk qytetari është një histori e qoroditur si goditja më e madhe pas luftës që iu dha UÇK-së për vlerat e saja dhe luftës”, shprehet ai.

Sipas tij, Hashim Thaçi e çarmatosi UÇK-në, e këta me radhë disa komandant e njollosën, vlerën më të madhe që kanë prodhuar vet ndonjëherë shqiptarët në historinë e Kosovës.

“Tani veteranët duhet të organizohen sa më parë dhe të lirohen nga ata që ua uzurpuan edhe të kaluarën që po u dënigrojnë të ardhmën. Asnjëherë nuk do të vendoset drejtësi për kategoritë e dala nga lufta pa t’i nxjerrë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës të Kosovës listat e pjesëtarëve të vërtetë tëvertet te  UÇK-së. Besohet dhe thuhet nga okularët se partitë politike janë marrë vesh për fryrjen e listave të veteranëve, në mënyrë që këto përfitime të individëve të caktuar të kthehen në votë dhe kjo tani po u jap një degradim atyre që dhanë për Kosovën dhe shtetin”, përfundon Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat