Publikohet deklarata e Kofi Annanit për presidentin Rugova dhe për Amerikën

Aktuale

Publikohet deklarata e Kofi Annanit për presidentin Rugova dhe për Amerikën

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 12:42
Ibrahim Rugova dhe Kofi Annan

Presidenti historik Ibrahim Rugova ishte edhe ndër personalitet e para shqiptarë që kishte vizituar OKB-në i cili ishte pritur nga shefi i OKB-së Kofi Annan.

Annan vizitoi Shqipërinë në ditët e vështira të vitit 1999 ku vizitoi kampet e refugjatëve nga Kosova në Kukës. Kurse Kosovën me 19 qershor 2012 ishte vizita e parë e një sekretari te përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, vizitë kjo e cila nuk u mirëprit nga serbet e as nga ruset. Anna atëbotë u  pritë nga nikoqiri dhe presidenti historik dr.Ibrahim Rugova dhe shefi u UNMIK-ut Bernard Kouchner.

“Kam dëgjuar histori prekëse nga kosovarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”, kishte thënë ai. Ai megjithatë kishte vlerësuar gjendjen e kampeve dhe mikpritjen që u rezervua për shqiptarët e Kosovës.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan kishte folur për “Presheva Jonë”  për zhvillimet në Ballkan në veçanti për Kosovën por edhe për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anna duke folur për personalitetin e  Rugovës  ka pohuar se  ” ju shqiptarët duhet t’i thoni “Thenks”  Rugovës dhe Amerikës që ju çliruan dhe që sot e gëzoni këtë liri..”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat