E padëgjuar ndonjëherë, ky ishte emri i parë i Adem Jasharit deri në moshën 8 vjeçare

Aktuale

E padëgjuar ndonjëherë, ky ishte emri i parë i Adem Jasharit deri në moshën 8 vjeçare

Nga: Drilon Rrahmani Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:08
Adem Jashari

Bekim Jashari e ka përmbyllur debatin me Nexhmedin Spahiun lidhur me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Por, Bekim Jashari ka zbuluar një detaj interesant që nuk ishte e ditur më herët. Komandanti Adem Jashari, në fillim e kishte emrin Fazli, por që familja e tij vazhdimisht e thërrisnin Adem, dhe për këtë arsye pas tetë viteve, prindërit e tij emrin ia ndërruan në Adem, përcjell "Bota sot".

Bekim Jashari ka publikuar edhe dokumente tjera.

Postimi i plotë:

Po e përmbyll debatin e nisur dje nga ai, për të cilin nuk do të doja kurrë të jetë i shtyrë apo të ketë marrë porosi të caktuara nga dikush...

Kapakun po ia vëmë me shënime, më zyrtare të mundshme të Gjendjës Civile në Prekaz të Epërm, referuar Librit Amëz, në të cilin janë të dhënat zyrtare me data të lindjës dhe vdekjes së dëshmorëve dhe civilëve tjerë.
Sa për informatë, librat amëz janë kopje e origjinalit që i kishte marrë Serbia, dhe sipas ofiqarit në Prekaz, origjinali ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në dokumentet të paraqitura, shihet edhe një detaj, që mbase dikush nuk e ka ditur për emrin fillestar të Adem Jasharit. Gjyshi i tij, për të ripërtrirë emrin e babait të vet, ia kishte vënë emrin Fazli por që të gjithë në familje vetëm Adem e thërrisnin. Dhe tek pas disa viteve, prindërit e tij ia ndërrojnë emrin nga Fazli në Adem (Shih dokumentet e gjuhën serbe).

Fakte të tjera që dëshmojnë atë që dihet tashmë botërisht, e të cilën e kam paraqitur mbrëmë, nuk ka. 
Të tillët e sojit të Nexhmiut, mund të kenë, por ato nuk janë fakte, por janë qellime të rrezikshme.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat