Haradinaj: Kosova duhet të jetë e aftë të mbrohet përballë kërcënimeve

Aktuale

Haradinaj: Kosova duhet të jetë e aftë të mbrohet përballë kërcënimeve

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 11:19
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Strategjia e Sigurisë është përgjigjja që institucionet duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës, sovranitetit dhe rendit kushtetutes, përcjell KosovaPress.

Haradinaj pas takimit të Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë, ka thënë se Kosova duhet të jetë e aftë të mbrojtë veten në të gjitha dimensionet, përcjell KosovaPress.

“Strategjia e Sigurisë është përgjigjja që institucionet e vendit duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit si dhe rendit kushtetues. Sot me Grupin Punues diskutuam për ridraftimin e Strategjisë së Sigurisë. Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten në të gjitha dimensionet, si dhe paqen rajonale dhe më gjerë, përballë kërcënimeve potenciale”, ka shkruar Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat