SHBA mbështet institucionet e sigurisë në Kosovë

Aktuale

SHBA mbështet institucionet e sigurisë në Kosovë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:46
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim njoftues Jesicca Long, shefe e zyrës Politike-Ekonomike në ambasadën amerikane në Kosovë, me të cilën bisedoi për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, çështjen e sigurisë në vend dhe sektorin e gjendjes civile të Kosovës.

Ministri Gashi gjatë këtij takimi kërkoi nga Long vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit si dhe e falënderoi  për përkrahjen që ka dhënë SHBA për projektet në kuadër të MPB-së ndër vite.

Ndërsa Long shprehi gatishmërinë e SHBA-së për përkrahjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për shërbimet e gjendjes civile dhe sistemin e unifikuar të gjendjes civile, ku SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm që ky sistem të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat