Albert Krasniqi nga KDI, ka reaguar pas letrës publike të prokurorit special të dorëhequr Elez Blakaj.
Gjersa në letër të Blakajt, shkruhet se ai ka qenë i kërcënuar, si pasojë e rastit me të cilin po merrej, me atë të veteranëve të rrejshëm, duke pranuar shumë thirrje e mesazhe të tilla si: “ki kujdes ku je hi”, “ki kujdes se po do mi njollos vlerat e luftës”, “pse a po të dhimbën paret e shtetit ty, a mos po t’i marrim ty”, “le, bonja si tjerët” etj.
Ndërsa, Krasniqi thotë se kjo është arsyeja pse asnjë rast i profilit të lartë nuk është dënuar për korrupsion, në vendin me pothuajse nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë.
Sipas Krasniqit, dorëheqja e kryeprokurorit është e e domosdoshme për t’i hapur rrugë një hetimi më të gjerë dhe të pavarur prej politikës.
Postimi i plotë:
Ja pse asnjë rast i profilit të lartë nuk është dënuar për korrupsion, në vendin me pothuajse nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë.
Sa ata kanë prokuror e gjyqtarë që i mbrojnë e kujdesën që këta të pasurohen çdo ditë, në dëm të shtetit.
Dorëheqja e kryeprokurorit është e domosdoshme për t’i hapur rrugë një hetimi më të gjerë dhe të pavarur prej politikës. Pa u këndellur sistemi i drejtësisë nuk do të këndellemi asnjëherë si shtet.