Sami Lushtaku: Te gjithë e dinë se në luftë nuk ishin kaq ushtarë sa tash u bënë veteranë

Aktuale

Sami Lushtaku: Te gjithë e dinë se në luftë nuk ishin kaq ushtarë sa tash u bënë veteranë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 17:37
Sami Lushtaku

“Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku , në FrontalLive ka folur rreth listave të fryra të veteranëve, temë kjo që u riaktualizua, pasi ish-prokurori Elez Blakaj bëri gati aktakuzën për Komisionin që vlerësoi statusin e veteranëve.

Lushtaku thotë se nuk mund të dalin 60 veteranë nga lufta, dhe këtë e dinë të gjithë.

“Të gjithë e dinë se në luftë nuk kanë qenë aq ushtarë, sa u bënë veteranë”, ka thënë Lushtaku.

Pjesë e të akuzuarve sipas aktakuzës që ka lënë gati ish-prokurori, është edhe Nuredin Lushtaku, i cili për një kohë e kishte zëvendësuar si komandant Sami Lushtakun në Zonën e Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat