Flet Milaim Zeka: Prokurori Blakaj ka thënë vetëm 2% të asaj çka u ka thënë amerikanëve

Aktuale

Flet Milaim Zeka: Prokurori Blakaj ka thënë vetëm 2% të asaj çka u ka thënë amerikanëve

Nga: P.R Më: 20 gusht 2018 Në ora: 18:22
Milaim Zeka

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka përmes një postimi në facebook, ka komentuar letrën nga Prokurori Elez Blakaj, i cili bëri të ditur arsyet e largimit të tij.

“Elez Blakaj nuk eshte prokurori i pare qe ndiqet e persekutohet. Shko e pyeteni ish prokurorin Nazmi Mustafi, se neper çfare kalvari te vdekjes ka kaluar, vetem pse kishte marre guximin te hetonte disa banka e kompani sigurimesh, ku ishin te perfshire krokodilat e medhenje. Ai u arrestu, u denu, u kercenu me vdekje, u rrahe ne burg, edhe u la sikur qen neper rruget e Prizrenit. Ne keto lojera ishin thelle te petfshire edhe njereze brenda Unmikut dhe Eulexit”, shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Blakaj ka thënë vetëm dy përqind të asaj çka din.

Ky është postimi i plotë:

Prokurori Blakaj ka thene vetem dy perqinde te asaj çka din

Elez Blakaj foli me ne fund. Shkrimi i tije i ka bere kaps krokodilat e krimit neper prokurorite tona. Ai foli, ama e tha vetem dy perqindeshin e asaje qe e dine, edhe asaj qe ua ka thene amerikaneve.

Elez Blakaj nuk eshte prokurori i pare qe ndiqet e persekutohet. Shko e pyeteni ish prokurorin Nazmi Mustafi, se neper çfare kalvari te vdekjes ka kaluar, vetem pse kishte marre guximin te hetonte disa banka e kompani sigurimesh, ku ishin te perfshire krokodilat e medhenje. Ai u arrestu, u denu, u kercenu me vdekje, u rrahe ne burg, edhe u la sikur qen neper rruget e Prizrenit. Ne keto lojera ishin thelle te petfshire edhe njereze brenda Unmikut dhe Eulexit.

Njerezit qe kane pase ftyre me falsifiku listate e veteraneve dhe deshmoreve, nuk lane gja te zeze pa ba mbi kete toke.

Nje miku im, gjithashtu edhe deputet, u mundu me mbrojte Agim Çekun, duke thane qe “ krejte familjen e ka dhane per kete vend”! Po e garantoje shokun tim, se Agim Çeku nuk ka dhene kontribut per Kosove as sa minimumi im. Po çka ka kjo rendesi nese gjenden fakte se une jam perzi ne afera te tilla?! Ose po e marrim çdo anetar te familjes se shenjte te Jasharajeve.

Krejte keta te Komisionit i kam miqe privat, po linde pyetja: Pse more te mos hetohet çdonjeri prej tyre?! Pse te mos hetohet çdo epror ushtarak u UÇK se?

Pse more te mos hetohet çdo kush qe ja ka pru shansin qe udbash e femije udbashesh mu talle me veterane te vertete?!

Pasha Zotin jo mi hetu, po mi qu ne burg te perjetshem ata qe edhe femijet i bene veteran, edhe magjetoret veterane, edhe dezertoret, edhe turli personi, duke e shkaterru shenjterine e luftes, po edhe buxhetin e Kosoves. A e dini sa çerdhet ishin ndertu me ato pare? A e dini qe me pas shku neper çerdhe keta hajdut e mashtrues, nuk ishin bere te tille...

Elez Blakaj protestoi, po edhe na dergoi nje mesazh ne qe e duam Kosoven, drejtesine, shtetin ligjor. 
Te gjithe duhet te flasim. Per keto gjera duhet ta ngrisim zerin, edhe per ato darkat e drekat e shtrenjeta me paret e popullit, e jo te merremi me demarkacione, levizeje kufijshe, nderrime teritoresh.

A mundet hajni e mashtruesi me kane patriot?! A po e kuptojme se kjo gje eshte bere semundeje kolektive e shumices shqipetare?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat