Deputetja e LDK-së kërkon dorëheqjen e Lumezit: Boll mo!

Aktuale

Deputetja e LDK-së kërkon dorëheqjen e Lumezit: Boll mo!

Nga: Bota sot Më: 20 gusht 2018 Në ora: 18:26
Besa Gaxherri

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi pas rrëfimit të prokurorit Elez Blakaj.

Gaxherri ka thënë se përmes rrëfimit të Blakajt, shihet qartë se drejtësia në Kosovë është e kapur nga klanet politike dhe kjo gjendje nuk duhet të durohet më.

Deputetja e LDK-së, ka kërkuar edhe zgjedhje të reja, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë përgjegjësin.

Postimi i plotë:

Pas keti rrefimi te prokurorit Elez Blakaj, ministri i drejtesis dhe kryeprokurori Aleksander Lumezi, urgjentisht duhet te japin doreheqje

Kosova ka mjaft djem e vajza te pergaditur qe ti sherbejn vendit.
Pas keti rrefimi dhe deklarate te zt. Blakaj shifet qarte se drejtesia ne Kosov eshte e kapur nga klanet politike dhe kjo gjendje nuk duhet te durohet me!
Kosova duhet te shkoj ne zgjedhje!
LDK duhet ta mer pergjegjesin nga sovrani dhe sovranit tia kthej dinjitetin!
BOLL MO!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat