Heshtja e Kadri Veselit për akuzat e Elez Blakajt

Aktuale

Heshtja e Kadri Veselit për akuzat e Elez Blakajt

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 20:40
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po vazhdon të hesht ndaj pretendimeve të ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili akuzon krerët e Prokurorisë së vendit për ndikim nga politika.

Veseli po heshtë edhe përkundër që Blakaj, ia përmend emrin duke thënë se pasi që ai e kishte marrë në pyetje Kadri Veselin, në cilësinë e dëshmitarit në rastin e “Vetëranëve”, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, e kishte qortuar Blakajn, duke i kërkuar llogari dhe duke i thënë se “ata kanë imunitet nuk ka nevojë m’i thirr”.

“Në kulmin e këtyre hetimeve, gjatë intervistimeve, Kryeprokurori i Shtetit z. Aleksander Lumezi urgjentisht me fton në zyrën e tij dhe kërkon llogari pse e kam ftuar në intervistim z. Kadri Veselin (madje edhe si deshmitar) për rastin e “Veteranëve”, duke u arsyetuar “ SE ATA KANË IMUNITET NUK KA NEVOJË MI THIRR”, thuhet në letrën e ish-prokurorit Elez Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat