“Ramush gjynah është me rrejt natën e Bajramit”, ja plani i Thaçit me Serbinë

Aktuale

“Ramush gjynah është me rrejt natën e Bajramit”, ja plani i Thaçit me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 21 gusht 2018 Në ora: 14:22
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në Facebook, i thotë kryeministrit Ramush Haradinaj se është “gjynah me rrejt natën e Bajramit”.

Sipas tij, Hashim Thaçi nuk po e përdor Luginës e Preshevës si kundër këresë ndaj Serbisë për ndarjen e Kosovës, por si plan për zgjidhjen e problemit me Serbinë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se këtë plan që pesë muaj e ka bë publike presidenti Thaçi.

Ja shkrimi i Talit:

Ramush gjynah osht me rrejt Natën e Bajramit.

Hashimi nuk osht t'u e përdor Luginën si kundër kërkesë ndaj Serbisë për ndarjen e Kosovës por si plan për zgjidhjen e problemit me Serbinë.

Kët plan ka që pesë muj që e ka bo publike Hashimi duke na thonë se "nuk ka vija te kuqe me Serbinë".

Andaj, kot e keni edhe ti edhe papagajt tjerë t'Hashimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat