Hashim Thaçi pagoi qindra euro për bakllavë e verë në New York

Aktuale

Hashim Thaçi pagoi qindra euro për bakllavë e verë në New York

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 23:05
Hashim Thaçi

Në faturën mbi 600 dollarë, Hashim Thaçi me vartës kishin konsumuar edhe bakllavë. Dy pjesë baklava në Nju Jork i kanë kushtuar kuletës së shtetit 18 dollarë, ose 15 euro.

Por, faturës nuk i mungojnë as verërat. Për 4 verëra ‘Cab Hall’ [Cabernet Hall], Kryeministri ka paguar 384 dolllarë. Po ashtu në faturë janë edhe dy shishe ujë me gaz në vlerë 14 dollarë dhe 3 ujë pa gaz në vlerë 21 dollarë.

Dy cocacola zero në vlerë 7 dollarë, 3 pofritë në vlerë 29 dollarë, 2 jogurta në vlerë 19 dollarë,  fruta në vlerë 27.50 dollarë.

Restorani në të cilin ka darkuar Thaci është restoran grek në Nju Jork. Në total vlera e faturës kalon 600 dollarë.

Në shtator të 2011-tës, Hashim Thaci bashkë me varës të tij kishin udhëtuar për në Amerikë. Vetëm për një darkë, në faturën e orës 22:00 ata kishin shpenzuar 667 dollarë ose 580 euro./kallxo

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat