“Vetingu, zgjidhja e vetme për ta pastruar gjyqësorin nga politika”

Aktuale

“Vetingu, zgjidhja e vetme për ta pastruar gjyqësorin nga politika”

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 21:25
Ilustrim

Ramush Haradinaj është tërhequr edhe nga ideja për një veting në drejtësi që njihet si pastrim i figurave të sundimit të ligjit. Mirëpo, pro një procesi të ri verifikues për sistemin e drejtësisë është Ministri Abelard Tahiri. Shoqëria civile konsideron se tërheqja e Kryeministrit është në panik dhe ka dalë edhe jashtë programit qeverisës.

Në faqet e para të planit qeverisës, Ramush Haradinaj, kishte vendosur të fliste për strategjinë e sundimit të ligjit.

Në paragrafin e dytë të planit të Haradinaj për qeverisje  thuhet “ Kosova të themelojë Byronë Nacionale të Hetimeve dhe do të ndërtohet procesi i ri i verifikimit të sigurisë (vetingut), porse shumë më përmbajtjesor dhe të plotë në krahasime atë të vitit 2009. Pasuria e fituar në aktivitetet kundër-ligjore do t’i kthehet të mirës publike.”.

Pavarësisht që qeverisjen e mori duke premtuar një proces të vetingut madje duke thënë se do të jetë më përmbajtjesor se ai i viti 2009, tash po thuajse pas një viti shefi i qeverisë i ka tërhequr fjalët.

Haradinaj tashmë ka harruar çfarë ka shkruar në programin e tij.

Në një intervistë ditë më parë, ka thënë se Kosova e ka kryer këtë proces kohë më parë dhe nuk ka nevojë që të kthej kokën mbrapa.

Pas dorëheqjes së prokurorit special Elez Blakaj, i cili ka ngritur aktakuzë për anëtarët e komisionit qeveritarë, që dyshohet se kanë futur kundërligjshëm në listat e veteranëve më shumë se 19 mijë persona, u ngritën spekulime e akuza nga krerët institucionalë, duke e quajtur atë frikacak e të pazotë për të kryer detyrën e tij.

Analistë dhe njohës të çështjes së drejtësisë, theksojnë nevojën për vetting në sistemin gjyqësor, mirëpo i shohin me dyshim institucionet, të cilat mund të përzgjidhen për kryerjen e këtij procesi.

E dikush po i quan të paarsyeshme deklaratat e kreut të qeverisë

Kurse për një bartës të drejtësisë, procesi i vetingut është i domosdoshëm. 

Për Ministrinë e Drejtësisë, Kosova, nuk duhet të ketë verifikim të sigurisë çdo 10 vjet.

Modeli I vitit 2009 vazhdon të jetë njëri ndër shembujt konkret që Tahiri propozon për veting.

Edhe pse jo shefi i qeverise, shefi I partisë së Tahirit që mban postin e kryetarit të Kuvendit kohë më parë kishte propozuar që Kosova të risjellë përsëri vetingun,  por që nuk kishte bërë të ditur kur do të ndodhte ky proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat