Komandanti i Bondsteel: Ka tema më të rëndësishme se Ushtria e Kosovës

Aktuale

Komandanti i Bondsteel: Ka tema më të rëndësishme se Ushtria e Kosovës

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 21:32
Nik Ducich

Nik Ducich është amerikani me origjinë serbe që kohë më parë është bërë komandant i bazës ushatarake amerikane Bondsteel në Kosovë.

Ducich duke komentuar për mundësinë e formimit të Ushtrisë së Kosovës, thotë se kjo nuk është temë me rëndësi të madhe.

Ka theksuar se për formimin e Ushtrisë, duhen ndryshimet kushtetuese.

“KFOR-i e kryen mjaft mirë misionin, dhe mendoj se ka probleme më të rëndësishme sesa nëse transformimi i FSK-së do të ndodhë shpejt ose jo”, ka thënë Ducich.

Ai tutje në një përgjigje për agjencinë e lajmeve Beta ka thënë se mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është me dialogu.

Ducich vlerësoi se misioni i KFOR-it nuk do të ndryshojë.

“Ne jemi këtu për të siguruar lirinë e lëvizjes, dhe po punojnë nën rezolutën 1244 të OKB-së”, përfundoi ai.

Pikërisht sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se po afrohet koha për tranzicionin e FSK-së, dhe bashkimin në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat