Haradinaj thotë se ia bëri të qartë Thaçit se nuk duhet të diskutohet për kufijtë

Aktuale

Haradinaj thotë se ia bëri të qartë Thaçit se nuk duhet të diskutohet për kufijtë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 09:44
Krerët e shtetit

(E plotësuar) - Pak minuta më parë, ka përfunduar takimi i liderëve institucionalë, në zyrën e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas këtij takimi, ka thënë se janë konsultuar në lidhje me procesin e dialogut në Bruksel.

Ai ka thënë se kanë folur për parimet e dialogut dhe se ka shprehur qëndrimin e qartë se nuk duhet të diskutohet për kufijtë dhe territorin e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ia ka bërë të qartë edhe presidentit Thaçi ndërkohë që sipas Haradinajt, edhe presidenti ka shprehur qëndrim se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

I pari i ekzekutiviti kosovar shtoi se në këtë takim nuk është folur për takimin e radhës në fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbië, atë të 7 shtatorit, në Bruksel.

Sipas kryeministrit, është tepër e rëndësishëm që në këtë proces të përfshihet edhe opozita.

Krerët e shtetit po mbajnë takim të paparalajmëruar në Kuvend

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi janë duke u takuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Arsyet dhe temat e këtij takimi të liderëve institucionalë të orëve të mëngjesit nuk janë bërë të ditura për media. 

Të njëjtit, para pak javësh kishin qenë delegacioni kosovar që e përfaqësoi Kosovën në Bruksel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat