Kërkesat e të rinjve ndaj politikbërësve në Kosovë

Aktuale

Kërkesat e të rinjve ndaj politikbërësve në Kosovë

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 09:27
Prishtinë

Politikanët e Kosovës nuk po arrijnë t’i përmbushin pritjet e të rinjve. Shumë prej tyre të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se kërkojnë më shumë vende të lira pune.

Pamundësia për të lëvizur pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për të rinjtë mbetet sfidë në vete, e që ata e shohin si një padrejtësi që iu është bërë, duke ua mbyllur dyert për një të ardhme më të mirë.

Të rinjtë kërkojnë gjithashtu mirëqenie më të mirë e që siç thonë ata ka mbetur si çështje e papërmbushur, përgjatë kësaj dekade shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat