Ish-këshilltari i Mustafës: Të nemur kemi qëllu

Aktuale

Ish-këshilltari i Mustafës: Të nemur kemi qëllu

Nga: N.H Më: 8 shtator 2018 Në ora: 14:04
Isa Mustafa dhe Besnik Berisha

Në ditën kur Maqedonia pret Merkelin dhe tregon se sa ka avancuar drejt BE-së, ne detyrohemi me përbi vizitën e presidentit të shtetit që dikur dogji e poqi shqiptarë. Kështu ka shkruar, Besnik Berisha, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Me tej, ai thotë se, është koha me u kthjell njëherë e përgjithmonë sepse askush më shumë se ne nuk mund ta mbroje tokën tonë.

Ja postimi i plotë tij:

Po të nemun kemi qellu bre.

Ne diten kur Maqedonia pret Merkelin dhe tregon se sa ka avansuar drejt BE-se, ne detyrohemi me perbi viziten e presidentit te shtetit qe dikur dogji e poqi shqiptare, ndersa sot na shtiret si nje shtet perparimtar.

Koha me u kthjell njehere e pergjithmone sepse askush me shume se ne nuk mund ta mbroje token tone.

Bashkohuni se na moret ne qafe...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat