Berisha dhe Kurti godasin Hashim Thaçin

Aktuale

Berisha dhe Kurti godasin Hashim Thaçin

Nga: Drilon Rrahmani Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:18
Sali Berisha dhe Albin Kurti

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se serbët bashkë me argatët e tyre në Prishtinë kanë arritur të shtrijnë debatin për ndryshimin e kufijve të Kosovës në gjithë botën.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha së bashku me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti janë takuar e më pas kanë mbajtur një deklaratë për media, ku si temë kryesore kishin dialogun me Serbinë dhe Hashim Thaçin, shkruan “Bota sot”.

Berisha ka thënë se “Ka disa banda në Mitrovicë të Veriut funksionojnë në unison me Beogradin dhe argatët në Prishtinë”.

Berisha tutje është shprehur se Presheva po përdoret si “plaçkë tregu” për të realizuar projektin e Serbisë së madhe hap pas hapi.

Ndërsa në anën tjetër Kurti është shprehur se së bashku me LDK-në do ta ndalin projektin e Presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat