Thaçi: Do ta diskutojë në Bruksel kufirin 430 kilometra ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Thaçi: Do ta diskutojë në Bruksel kufirin 430 kilometra ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Nga: D.RR Më: 8 shtator 2018 Në ora: 16:44
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është institucionalizuar tek organet shtetërore vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992 për bashkëngjitje me Kosovën, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë haptas se do ta diskutojë këtë çështje në bisedimet me Serbinë, në kuadër të demarikimit të kufirit prej 430 kilometrave.

Postimi i plotë:

Vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992 për bashkëngjitje me Kosovën është institucionalizuar tek organet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet. Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane. Rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB. Kjo marrëveshje sjellë më tepër paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe Kosovës i hapë rrugë të sigurt dhe të shpejtë për në NATO dhe Bashkim Evropian. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat