Edhe Ilir Meta drekon me Albin Kurtin

Aktuale

Edhe Ilir Meta drekon me Albin Kurtin

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 18:34
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, i cili ka nisur një vizitë në Shqipëri për të kërkuar përkrahjen e liderëve për ta kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh.

Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon vizitën në Kosovë, lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti vijon takimet në Shqipëri.

Sot Kurti ka zgjedhur të drekojë me Presidentin, Ilir Meta në Karpen të Kavajes, teksa të pranishëm ishin gazetari Ilir Babaramo dhe këshilltari i Metes, Ilir Kulla.

Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Albin Kurti është takuar sot edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Gjatë së premtes mbrëma, Kurti ka takuar Sali Berishën, i cili e ka akuzuar Hashim Thaçin se është bërë vegël e Beogradit në temën e ndryshimit të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat